Në këngën e sapo publikuar me Cardi B dhe Bebe Rexhën, këngëtarja shqiptare ka deklaruar se e ka bazuar tekstin në përvojën e saj personale
RITA Ora ka zbuluar se kënga e saj e fundit “Girls” –(Vajza)- është frymëzuar nga përvoja personale si biseksuale.
Kënga e saj e re me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX – pritet të jetë hiti i kësaj vere.
Një pjesë nga teksti i këngës që zbulon misterin, thotë: “Ndonjëherë dua vetëm të puth vajza, vajza, vajza / Verë të kuqe, dua të puth vajza, vajza, vajza…”
Më pas Rita këndon: “Jam e eksituar, jam mendjehapur/ jam 50/50 dhe nuk do e fsheh kurrë/ Duhet ta dini.”
Për Revistën People 27 –vjeçarja nga Kosova ka shpjeguar: “E kam shkruar këtë këngë, afro dy vjet më parë në Londër me ekipin tim dhe në fakt nuk e kisha menduar aq shumë. Më pas e mori Cardi në duar dhe u dashurua me të dhe ishte i pari person që shtoi një varg në të.”
Kënga e cila ka dalë sot, më 11 maj, mendohet të jetë hiti i kësaj vere.
Rita Ora ka ndezur scoop-et ndërsa përpëlitet në vaskë për lajmërimin mbi turin seksi. “Doli krejt natyrshëm të ishim katër goca dhe është diçka krejt e natyrshme.”
Përveçse e gjeti frymëzimin nga përvojat e veta, Rita ka thënë se është frymëzuar edhe nga Katy Perry dhe kënga e saj hit “I kissed a Girl”.
Pasi mori Bebe-n dhe Charli-n për të punuar me këngën, tani kuotohet si një nga këngët më të mëdha të 2018-ës.
Ajo ka shtuar: “ Ajo këngë ishte shumë argëtuese. Doja të bëjë diçka që të ishte në atë korsi.”
Gjatë Met Gala, Ritës iu bashkuan Bebe Rexha dhe Charli.
Aktualisht Rita duket shumë e dashuruar me partnerin e saj Andreë Ëatt. Ai i bën këngëtares foto rregullisht në studion e regjistrimit dhe Rita duket e lumtur qysh kur u njoh me të, vitin e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.