Trend

Sekreti i grave kineze për flokë plot shkëlqim

Një tipar për të cilin gjithmonë gratë kineze tërheqin vëmendjen është shkëlqimi i flokëve. Ato kanë gjithmonë flokë të dendura dhe me plot shkëlqim. Po çfarë sekreti kanë ato?

Sekreti i tyre për flokë kaq të gjata e të shndritshme duket se vjen nga një fshat në Kinë i quajtur Huangluo, që ndryshe njihet si fshati i flokëve të gjata. Pjesa dërrmuese e grave në këtë fshat kanë flokë të gjata më shumë se një metër e gjysmë.

Pasi që flokët e gjata për to simbolizojnë jetëgjatësinë, shëndetin dhe fatin e mirë, në të kaluarën ka qenë e ndaluar që dikush jashtë familjes të shihte flokët e gruas.

Receta sekrete ka të bëjë me një filxhan oriz i cili pastrohet, më pas vendoset në një tas me ujë dhe përzihet për 15 minuta. Pastaj duhet mbyllur ena në mënyrë hermetike dhe të lihet në temperaturën e dhomës për dy ditë deri sa të fillojë të fermentohet. Pasi të fermentohet, duhet të vlohet dhe të lihet të ftohet në mënyrë që të jetë i gatshëm për shpëlarjen e flokëve.
Kjo recetë do t’ju ndihmojë të ruani shkëlqimin e flokëve. Sidomos në këtë periudhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë