Jete & Stil

Secili prej nesh ka një Ajnshtajn brenda vetes

Herën tjetër, kur të shihni një fotografi të Albert Ajnshtajnit, kuptoni se në fakt ai jeni ju. Shiheni dhe thoni, “aty jam unë”. Çdokush ka aftësi për të qënë gjeni diku. Nuk është nevoja që të jeni të mirë në matematikë apo fizikë që të mendoni në mënyrë gjeniale. Që të përjetoni nivelin krijues të të menduarit të Ajnshtajnit, ajo që duhet është të përdorni rregullisht imagjinatën.

Në fakt, ky rekomandim është vështirë të ndiqet nga të rriturit, sepse ata janë mësuar të përdorin imagjinatën e tyre vetëm për një gjë : shqetësimin. Të rriturit e përfytyrojnë gjatë gjithë ditës skenarin më të keq. E gjithë energjia e përfytyrimit shkon për imazhet shumëngjyrëshe të frikërave  të tyre.

Ajo çfarë ata nuk kuptojnë është se shqetësimi është një keqpërdorim i imagjinatës. Imagjinata e njerëzve u krijua për gjëra të mira. Njerëzit të cilët e përdorin imagjinatën  e tyre për të krijuar, shpesh do të arrijnë gjëra që njerëzit të cilët shqetësohen nuk i ëndërrojnë kurrë, edhe nëse këta të fundit kanë nivel inteligjence më të lartë.

Njerëzit që kanë zakon të përdorin imagjinatën shpesh quhen “gjeni” nga kolegët e tyre, sikur të ishte ndonjë karaktersitikë gjenetike. Do të kuptoheshin më mirë si njerëzit që kanë përvojë në përdorimin e gjenialitetit të tyre.

Njohja e kësaj force gjenialiteti te të gjithë ne, e bëri Napoleonin të thoshte, “imagjinata zotëron botën”. Kur ishit fëmijë, ju e përdornit imagjinatën ashtu siç duhej. Ju ëndërronit me sy hapur dhe shpiknit gjëra. Nëse i ktheheni asaj gjendje vetëbesimi dhe ëndërroni sërish, do të habiteni se sa shumë zgjidhje krijuese dhe të menjëhershme do të gjeni për problemet tuaja.

Ajnshtajni thoshte se, “imagjinata është më e rëndësishme se dija”.

Mos e mendoni për momentin arritjen e ëndrrës suaj. Përqendrohuni vetëm tek afëtsa juaj për të ëndërruar. Thjesht, duke ndjekur ëndrrat tuaja, ju do të bëheni vërtet ai që dëshironi të jeni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë