Politike

Seancë maratonë / Kuvendi miraton sot rezolutën anti-korrupsion (4 orë diskutime)

Kuvendi pritet të miratoje sot pas një seancë të gjatë diskutimesh (rreth katër orë) projekt-Rezolutën "Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian". PS e ka kaluar paraprakisht me votat e saj në komision rezolutën, ndërsa opozita ka abstenuar

Ndër të tjera rezoluta synon të sigurojë në mënyrë transparente, në dispozicion të këtij procesi ekspertizën më të mirë vendase e ndërkombëtare ( BE dhe SHBA) dhe përmes rregullave, procedurave e mekanizmave parlamentare të ngrejë një Komision të Posaçëm Parlamentar, i cili të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 ne Bashkimin Europian si dhe hartimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjate, duke rekomanduar për sa çmohet e nevojshme edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale

I gjithë procesi do të mbikqyret nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar që angazhohet paraprakisht se nuk do të cënojë kuadrin ekzistues kushtetues e ligjor për ngritjen e institucioneve të pavarura të drejtësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë