Politike

Seanca e të enjtes / Zmbrapsja e deputetëve të Berishës nga ‘Blinken’, por jo nga debati brenda vetes  (fotot)  

Shtatë deputetët e përjashtuar nga sekretariati i Etikës që i përkasin grupit “Bardhi-Berisha”, ndryshe nga herët e tjera nuk u paraqitën në oborrin e seancës parlamentare të së enjtes, për të kërkuar futjen me forcë në sallë, një veprim ky më shumë për të vijuar debatin për bllokimin e punimeve të Kuvendit.  Seanca e të enjtes që përkoi edhe me vizitën e sekretarit amerikan Antony Blinken në Tiranë u shoqërua relativisht qetë me disa zhurmues nga opozita pa konfrontime me gardën e as ndonjë diegie rregullore. Kësaj here qëndrimi i tyre politik ishte i qartë. Por jo brenda vetes.  

 PD zyrtare kërkoi praninë e Ramës për një interpelancë që kishin kërkuar më herët me këtë të fundit, duke thënë se ai nuk mund të fshihet pas Blinken

 “Është kërkuar Rama për të qenë prezent. Nëse ju e zgjasni kërkesën tonë që ka më shumë se dy javë që kërkohet. Duhet të jetë Rama. Nuk mund të fshihet as pas Elisës, as pas vizitës së Blinken”, tha Arbi Agalliu i cili fillimisht nuk u lejua të flasë nga një tjetër kolege e tij e PD, Elda Hoti duke i fikur mikrofonin.

“Kërkesa e parë nuk plotësonte rregulloren, pasi erdhi konform rregullores është futur në seancë. Rama ka angazhime më të mëdha sot, ndaj ja ka deleguar Spiropalit. Nuk është sipas dëshirës suaj, është me rregull”, reagoi Nikolla.

Agalliu kërkoi të mbajë fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, edhe pse pati një tentativë ‘negocimi’ me deputeten Albana Vokshi për t’i lejuar foltoren.

Askush tjetër përveçse përfaqësuesve të mazhorancës nuk mund të ndihej i ‘kënaqur’ me ketë situatë. Në mbyllje të seancës, edhe Nikolla tha: “Më vjen keq që nuk e zhvilluat interpelancën për Ahmetajn. Ju njoftoj se Kryeministri ndodhet në Bruksel dhe vjen në mesditë për takimet me Blinken”.

Deputetët e përjashtuar

Flamur Noka

Gazment Bardhi

Ervin Salianji

Bledion Nallbati

Asllan Dogjani

Petrit Doda

Edi Paloka


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë