Lajme

Së shpejti Xiaomi sjell celularin me ekran të palosshëm

“Xiaomi” ka paralajmëruar një celular të ri që paloset.

Modeli i ri, sikur edhe “Huawei Mate X”, do të mund të transformohet në tablet i cili nga të dyja anët ka korniza të holla, të rregullta, derisa ekrani, kur të paloset pajisja, lakohet sikur të ishte i kthyer nga jashtë. Pajisja “Xiaomi” dallohet nga telefonat e tjerë që palosen për faktin se paloset në të dyja anët.

Deri më tani vetëm “Samsung Galaxy Fold” premton një pajisje ekrani i së cilës, mund të paloset nga brenda, ndërsa prodhuesit e tjerë ofrojnë modele me krahë që palosen nga jashtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë