Lajme

Së shpejti do të prezantohen lentet që zmadhojnë pamjen me komandën tuaj

Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në San Diego kanë krijuar lente kontakti, që mund të kontrollohen nga lëvizjet e syve dhe që mund të zmadhojnë pamjen nëse mbyllni qepallat dy herë.

Në terma më të thjeshtë, shkencëtarët matën sinjale elektrokulografike të krijuara kur sytë bënë lëvizje specifike (lart, poshtë, majtas, djathtas) dhe krijuan një lente të butë që iu përgjigjën direkt atyre impulseve elektrike. Pa dyshim këto lente funksionojnë pa marrë parasysh nëse përdoruesi mund të shohë apo jo, pasi nuk ka të bëjë me pamjen, po bëhet fjalë për energjinë e prodhuar nga lëvizjet specifike. Studiuesit besojnë se kjo risi mund të përdoret në “proteza pamore’’, por gjithashtu dhe në syze optike nga më të ndryshmet.

Por ende mos i hidhni syzet – pasi është herët deri sa lentet të jenë në treg. Gizmodo raportoi se prototipi funksionon vetëm në një pajisje të posaçme, dhe subjektet e provës kishin një seri elektrodash të vendosura rreth syve të tyre. Shkencëtarët shpresojnë se shpikja e tyre mund përdoret në të ardhmen duke operuar në distanca të caktuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë