Treg

Sauditët vendosin të ulin përsëri prodhimin e naftës. Pas lajmit, çmimi rritet me 5%

Çmimi i naftës ka nisur me rritje javën pasi Arabia Saudite njoftoi që në korrik do të bëjë një tjetër ulje të prodhimit me 1 mln fuçi në ditë, duke e çuar prodhimin e naftës në nivelin më të ulët në disa vite.

Nafta e Teksasit u rrit me 5% dhe shkoi në 73 dollarë për fuçi dhe nafta e papërpunuar Brent shkoi në 77 dollarë. Ministri saudit i Energjisë, Abdulaziz bin Salman tha se ai do të bënte çdo gjë që kërkohet për të stabilizuar tregun, pas takimit të vendeve të OPEC+.

“Ulja e prodhimit është një lloj mbrojtje” tha Vivek Dhar, drejtor i energjisë në Bankën e Komonuelthit në Australi, “pasi tregjet do të rifokusohen në dobësitë e tjera makroekonomike”.

Nafta në Nju Jork ra me 11% muajin e kaluar pasi shqetësimet e kërkesës rënduan mbi perspektivën, veçanërisht në Kinë. Shumica e vëzhguesve të tregut, përfshirë Goldman Sachs, kishin pritur që OPEC+ të mbante prodhimin të pandryshuar.

Kjo e ka lënë Arabinë Saudite të sakrifikojë një pjesë të mëtejshme të tregut për të stabilizuar tregun. Ndërsa të tjerët në grup u zotuan të ruanin shkurtimet e tyre ekzistuese deri në fund të vitit 2024, Rusia nuk mori asnjë angazhim për të frenuar më tej prodhimin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe siguruan një kuotë më të lartë prodhimi për vitin e ardhshëm.

Marrëveshja e vendeve të OPEC+, u bë pas një negociate të gjatë me anëtarët afrikanë, që vonoi nisjen e takimit me disa orë. Ulja e muajit të ardhshëm mund të shtohet, por sauditët do e mbajnë tregun “pezull” tha Abdulaziz.

Ministri është betuar të sulmojë spekulatorët e çmimit të naftës. “Arabia Saudite, idealisht, kërko çmime mbi 80 dollarë për fuçi”, thotë Vandana Hari, themeluesi i Vanda Insights në Singapor./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë