Treg

Sauditët dhe rusët ulin përsëri prodhimin e naftës, çmimi rritet brenda orëve

Arabia Saudite do të zgjasë me tej vendimin për të ndaluar prodhimin e naftës, duke mbajtur kështu të kufizuar sasinë që futet në treg dhe duke ushtruar presion mbi çmimet. Vendimi për të zgjatur edhe një muaj, u mbështet dhe nga aleati i saj më i madh, Rusia.

Arabia vendosi të reduktojë me 1 mln fuçi në ditë prodhimin e naftës për korrikun dhe tashmë do të vazhdojë edhe për gushtin. Prodhimi ditor nga mbretëria do të jetë më i ulëti në disa vite, vetëm 9 fuçi naftë në ditë. Nga njoftimi, çmimi i naftës u rrit me 1.3% duke kapur 76.4 dollarë fuçia në naftën e papërpunuar Brent, në bursën e Londrës.

Nga ana tjetër Rusia do të reduktojë 500 mijë fuçi në ditë.

Kina nuk ka pasur mjaftueshëm kërkesë për naftë këtë periudhë dhe ka mbajtur të ulët çmimin e naftës, nën 75 dollarë dhe kjo nuk i shërben buxhetit të sauditëve. Rritja nuk ishte e paparashikuar.

Çmimi i naftës pritej të rritej fort këtë vit, por ekonomitë ia dolën ta ngadalësonin. Sasia në treg mbetet e kufizuar dhe pritet të shtrëngohet përsëri, por Goldman Sachs dhe Morgan Stanley nuk besojnë se naftë do të arrijë 100 dollarë për fuçi këtë vit.

Shtetet me konsum të lartë si SHBA kanë kritikuar OPEC dhe aleatët e saj për politikën e tyre të reduktimit të furnizimeve, duke akuzuar kartelin për përkeqësimin e inflacionit dhe rrezikimin e një rimëkëmbjeje të brishtë ekonomike. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë e ka dënuar grupin për vendosjen e monopolit ndaj konsumatorëve të cenueshëm. /Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë