Politike

Satira (për Ramën) dhe daljen e Bashës, Gjekmarkaj: Muço mos shko në varre se të vdekurit i ngjalle dhe të gjallët i vdiqe fare

Nga Agron Gjekmarkaj- Babo, Muço: kronikë e mistereve të së përtejmes botë.

Ndonëse të vetët i kishte mpirë me qortime duke vërtitur gjithnjë e më shumë kërbaçin e fshehur kulaçin, ajri i Shëngjinit Babos i bëri mirë. Gjumi i shkoi fjollë i qëruar nga çdo nakatosje. Veqilet ishin zgjuar që me sabah dhe prisnin si kukudhër shpërndarë sa në një cep aq në një tjetër që të mos ishin larg nëse ai bënte shenjë po as afër për t’i kujtuar ndonjë gjë. Ai hypi mbi një bina një copë herë në mes të oborrit këqyri sa andej këtej pa folur dhe u nis drejt detit për një shëtitje dëlirësie. Mamicës i dukej sikur Moisiu po kalonte të kuqin det.

Si asnjëherë tjetër po vërshëllente fjalët e një kënge të vjetër sevdaje. “Muço mos shko në varre se të vdekurit i ngjallë dhe të gjallë i vdiqe fare”.

Rojet që e ndiqnin nga pas u qetësuan. Ata e dinë që Muçua ja përmirëson humorin shumë. Thellë nuk i mungon simpatia për të. Natën e marrëveshjes se madhe të 2017 Muçua ishte përlotur, i kishte thënë që gjithë jetën e ka simpatizuar Babon po ja rrethanat e karrierës…nejse. Lajmi u përhap ngado dhe dita e dytë e samitit ishte më liberale. Ata patën leje jo vetëm të tundnin kokën por edhe të buzëqeshnin herë pas here. Madje edhe Margëriti buzëqeshi për t’ju kujtuar se çfarë do t’ju mungojë tani e tutje që vendin e saj e zuri druzhe Gonxhja.

Kur Babo nxori një palë çelësa dhe i tundi pak në ajër Bora u drodh dhe pyeti Ogin ….uaaaa mos do na dënojë dhe do na mbyllë në ndonjë katua, kujt ja mori, kujt do ja japë? Ajo iu përgjigje shkurt dhe por me afrimitet, mos u ngut mor xhan, prit Babo merr gjithmonë vendimin e duhur, nese na ndëshkon e kemi hak, nëse na i beson i meritojmë. Ai heshti pak, substanca po i torturonte të gjithë, djerset e ftohta shkonin çurg, mjekra e Klosit dhe Ulsiut ishte bërë si furçë me bojë. Metes pasi i qethi ministrinë flokët i ishin shtrirë lisho si të Belës pas krehërit.

Më në fund me çelësat në dorë duke i tundur lehtë foli, por më zë të ulet si zhaurimë.

Këta i kam të shtrenjtë, janë çelësa magjik. Një fallxhore në vitin 2013 me këqyrin filxhanin dhe me tha; ke lindur me këmishë biro, se përballe do të kesh Muçon. E dëgjoja me vëmendje. Muçua e do gjumin më shumë se zgjimin. Këtu ke çelësat e gjumit me të cilët i hap dhe mbyll hallatin. Ndaj për partinë tonë këta duhen ruajtur si sytë e ballit. I mbaj vetëm në xhepin e qillotave të mia. Sot le të flerë dhe pak, por pasdite do e zgjoj.

Tani na duhet, kur ata tjerët bashkohen nxjerr Muçon të turbullojë ujerat. Pastaj kemi ca ligje, reforma e trazime të tjera. Në fakt kur u pyet nga gazetaret per Muçon pa orën dhe ju dhimbs, ju duk shpejt beri shenjën e gjumit si dhe lutjen që të mos bënin zhurmë. Pasditja po trokiste dhe njërzit e Muços po rrinin nën ballkon. Ata prisnin me sytë nga rruga në do sjellë dikush çelësin, në do të zgjohet apo jo, nëse po ç’do bëjë, ç’do thotë, do na kënaqë me thagma e meme? Më në fund me një motoguzi erdhi Tao. Në fillim se njohën se ishte veshur si polic i Rrugores me lëkurë të zezë. Kur ngjatetoi ju ndriu nuri. Futi çelësin ai dhe e zgjoi. E mori me vete për t’ja shpënë të Zotit. Muçua i muhavitur doli në ballkon, lëshoi ca pasthirrma me dorën të goja dhe u shtriq dy a tri herë.

Ambasadoret e kuintit ( pesshes) ishin mbledhur me një fare meraku ! Disa e dinin për të humbur, ndonjë se njihte dhe kur ju thanë se ka qenë duke fjetur e gërhitur dy vjet s’u besuan veshëve. Ëho is this Muçua? pyeti Ëizner. I përgjigjet Buçi ….”come ti posso dire, un personaggio che’ pretende se e’ capo del’ opposizione” …” ,”fak fak” prapë neper këmbë ky turfullonte Alister. “Ëir ëarten ab und sehen jedes ëort” më i kujdesshëm gjermani. “Le temps perdu est l’éternité retrouvée” e mbylli me një fjalë të urtë francezja.

Edhe mileti po priste me kureshti se helbete donin të shihnin në i ka marrë për mbarë shëndeja, në është plakur, në është pjekur, në është thinjur?

Trokiti ora. Muçua u shfaq pak i backosur dhe menjëherë dha lajmin e mirë. “S’ ka më ha Muço pi Muço” tani vetëm punë dhe “kujt ti djegë ta mbajë” si dikur në fillore. Pastaj Muçua u zbeh dhe u bë i heshtur. Tataloshja aty pranë po e shihte me përdëllim. Me fuqinë e gjumit po përpiqej të lidhej me boten e përtejme. Llapma u ndez u dëgjua dy here një pip pip dhe Muçua u gjend mes të gjallëve dhe të vdekurve. Beri një xhiro neper parajsë e ferr dhe pa se shumë anëtarë të partisë na kishin lënë shendenë. Muçua rrinte me sy mbyllur, një këmbe e kishte në boten e përtejme tjetrën në të këtejmen. Qerratai ! Ende ne gjendje transi numëronte….kur tha 60 mije brof u zgjua…! Kaq janë matanë si kemi më i ka marrë Karonti me barkë, ti bëjmë hesapet pa ta u shfajësua. Gazetaret ishin të hutuar. Nuk ishin ndjerë asnjëherë kaq surrealë. Muçua piu pak ujë. Më pas rrëfeu një tjetër force të veten atë që nëpërmjet gjumit të tij të lexonte gjumin e të tjerve që i shihnin si të vdekur demokratet që flenë. I treti, i treti gjeni kush është i treti u përhap kudo enigma muçoiste.

Pas dy orësh Muçua filloi të hape me gojë. Shumë kishte punuar i flihej. Babua i çoi njeriun me çelës, e kurdisi dhe ohoho gjumë shelegu, ose Muçoje. Jorushi i Tabakëve vajtonte në ballkon me lot të ngrohtë e të rrumbullakosur si qershi, nuk dihej për ato që dëgjoi apo për atë që kemi besuar.

I treti, Gazi lideri që kërkon perspektive ju gërmush me paradigma morale po dikush i tha; djalo nuk shpiket deti me shoshë dhe e la. Gojë marifetin Salianj nuk dihet ku e ka zënë kjo mrekulli, por të gjithë po presin çdo thotë , ç’ mirësi do të nxjerrë nga xhani?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë