Lajme

Satelitët që do të mbulojnë me internet të gjithë globin

Nisma OneWeb me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka siguruar 1.25 miliardë dollarë fonde të reja që mundësojnë përshpejtimin e planeve për të nisur një rrjet global me shpejtësi të lartë interneti. Financimi vjen pasi kompania nisi me sukses satelitët e saj të parë për shërbimin muajin e kaluar. Firma po konkurron me disa rivalë, duke përfshirë SpaceX të Elon Musk, e cila synon të ndërtojë një rrjet të ngjashëm për mbulimin global të internetit. Qëllimi i tyre është të sjellin internetin në pjesë të botës ku nuk ekziston, ose ku nuk një shërbim të dendur.
Raundi më i fundit i financimit do të thotë që OneWeb tani ka mbledhur gjithsej 3.4 miliardë dollarë nga një mori investitorësh duke përfshirë softuerin japonez Softbank.

Kompania tha se paratë do t'i mundësonin - deri në fund të vitit - të fillonin lëshimet e më shumë se 30 satelitëve. Përfundimisht, këta satelitë do të krijojnë një konstelacion që synon sigurimin e mbulimit të plotë global me internet. Për të siguruar mbulimin global të internetit, duhet të ketë 650 njësi në orbitë, por numri i fundit mund të rritet në rreth 2.000. Sipëmarrësi amerikan i telekomunikacioneve Greg Wyler tha për BBC muajin e kaluar se qëllimi i tij ishte të ndihmonte njerëzit në vendet në zhvillim.

"Nëse shikoni nëpër tregjet në zhvillim ku nuk ka qasje në internet ose qasje shumë të kufizuar, do të vini re varfërinë në rritje. Çështjet e kujdesit shëndetësor, pabarazinë gjinore dhe çështje të tjera, duket sikur mblidhen në vende të njëjta, pikërisht aty ku qaja e internetit është e dobët, ose nuk ekziston fare. Dhe kjo është për shkak se njerëzit nuk kanë mundësi, nuk kanë mundësi të mësojnë, të marrin veten nga varfëria, për të ndërtuar komunitetet e tyre, dhe kjo është arsyeja pse lidhja në rrjetin global është kaq e rëndësishme".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë