Treg

Sasi të mëdha në treg, Banka e Shqipërisë bleu 16.5 mln euro

Nga Gazeta 'SI' - Banka e Shqipërisë bleu 16.5 mln euro në treg gjatë javës së shkuar, të ndarë në dy ankande me një kurs mesatar 103.91 lekë.

Më blerjet e fundit, totali i eurove të tërhequra nga BSH për vitin 2023 arrin në rreth 230 mln euro, nga rreth 300 të planifikuara deri në fund të vitit. Momentalisht euro i është rikthyer rënies pas 2 muajve të qetë.

Lëvizjet e Bankës tregojnë se oferta e euros në tregun vendas vazhdon të jetë e lartë dhe kjo po përdoret edhe si një mënyrë për të stabilizuar kursin e euros, ose të paktën për të shmangur rënie të mëtejshme. Gjithsesi, në një monitorim të tillë, lëvizjet nuk kanë qenë domethënëse.

Sidomos gjatë muajve të verës, kur euro preku nivelin e 100 lekëve, bankat tregtare në vend u përballën me një fluks të pajustifikueshëm të euros, e cila kryesisht ishte në cash. Lidhur më këtë edhe BSH vendosë të rrisë blerjet e euros, që fillimisht ishin parashikuar deri në 220 mln euro.

Teorikisht, blerjet e BSH-së bëhen në funksion të Rezervës Valutore, por pas krizës së kursit të këmbimit, Guvernatori Sejko u shpreh se do “përshtaten” politikat e Bankës me kushtet e tregut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë