Lajme

Sarandë, tri ditë pas mbytjes gjendet trupi i pajetë i 55-vjeçarit

Është gjendur trupi i pajetë i 55-vjeçarit Arben Shaqiri, i cili u mbyt pasditen e së dielës (12 maj 2019) në lumin Bistrica në Sarandë.
Kanë qenë palombarët, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi, rreth 300 m larg vendit të mbytjes gjatë paradites së sotme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale.
Dyshohet se ai ka qenë në kushte të rënduara psikologjike. Sipas djalit 15-vjeçar që e pa për herë të fundit, i ati ishte i dehur dhe në gjendje të rënduar psikologjike.
55-vjeçari Arben Shaqiri, kishte vetëm 4 ditë që kishte dalë nga burgu pas dënimit për dhunë në familje, ndërsa në vitin 2005 familjes i kanë abuzuar dhe vrarë një fëmijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë