Lajme

Sarandë, rrezikon të mbytet turistja kosovare

Një turiste kosovare ka rrezikuar të mbytet mesditën e sotme në plazhin Rinia në Sarandë.

60-vjeçarja Sabrie Hyseni kishte hyrë e vetme duke u larë dhe ka shfaqur probleme.
Rojet bregdetare Moisi Cera dhe Lorent Noga bënë të mundur që pushuesja kosovare të shpëtojë nga mbytja.
Pas ndihmës së parë nga rojet detare pushuesja u transportua me ambulancë drejt spitalit të Sarandës.
Mësohet se tashmë kosovarja është jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë