Ka ndodhur

Sarandë, hidhnin mbetjet në det me qëllim ndërtimin e një moli

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi akuzohen se në mënyrë të paligjshme kishin hedhur mbetje inerte në det, me qëllim ndërtimin e një moli.

Në kuadër të operacionit të përbashkët me IKMT-në, është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve me iniciale F.M., 40 vjeç dhe I.B., 56 vjeç.

Të ndaluarit, kishin mbushur një pjesë ujore në bregun e detit në Sarandë në lagjen numër 4 dhe për qëllimin e tyre kanë përdorur një kamion.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm" dhe materialet i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë