Ka ndodhur

Sarandë, arrestohet i riu i shpallur në kërkim për vjedhje dhe kultivim kanabisi

Një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, është arrestuar nga policia në Sarandë.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale G.O., 30 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, i cili në bashkëpunim me shtetasin S.Ç., (i vënë në pranga në muajn korrik 2020), janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike kanabis, të konstatuara në datën 09.07.2020, në vendin e quajtur “Dërmish”, Finiq.

Gjithashtu, policia thotë se ky shtetas  dyshohet se në datën 05.11.2020, ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh në banesën e një shtetaseje në Finiq.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë