Ka ndodhur

Sarandë, arrestohen 8 persona për ndërtim të paligjshëm në plazh

Gazeta Si – Tetë persona u arrestuan në Sarandë dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen për ndërtim të paligjshëm në një plazh.

Autoritetet konstatuan se në një objekt (i përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre në ujë) në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, kryheshin punime ndërtimi, të paligjshme.

Gjatë ndërhyrjes, policia arrestoi në flagrancë: K.R., 25 vjeç, E.S., 41 vjeç dhe O.C., 32 vjeç, të tre banues në Sarandë; B.R., 48 vjeç, banues në Delvinë; E.R., 41 vjeç, banues në Lushnjë; O.B., 47 vjeç, banues në Tiranë; E.K., 42 vjeç, banues në Lezhë; Y.D., 33 vjeç, banues në Mat.

Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim nga policia shtetasja që posedon hapësirën e plazhit, A.B.., për llogari të së cilës dyshohet se kryheshin punimet.

Shërbimet e Policisë, pas kryerjes së veprimeve procedurale, kanë njoftuar shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat aktualisht po vijojnë me prishjen e ndërtimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë