Ka ndodhur

Sanitarja e Covid 2 mbetet në burg, gjykata i rrëzon kërkesën

Sanitarja e spitalit Covid 2 në Tiranë, Tire Alldervishi, do të mbetet në burg. Gjykata Penale e Tiranës rrëzoi sot kërkesën e sanitares, për t’i ndryshuar masën e sigurisë, “arrest me burg”. Ajo u burgos pak muaj më parë pas denoncimit të vajzës së një pacienteje, e cila ndërroi jetë në një nga spitalet Covid.

Tire Alldervishi dyshohet se duke u hequr si infermiere, mori 8 milionë lekë të vjetër nga familjarja e një pacienteje me COVID, në këmbim të shërbimit mjekësor.

Nga hetimet, rezultoi se 58-vjeçarja nuk ka vepruar e vetme, por si pjesë e një skeme “zhvatjeje”.

Përmes këqyrjes së kamerave, prokuroria ka marrë si provë lëvizjet e sanitares në ditët kur ajo akuzohet se ka marrë shuma parash nga familjarja e pacientes, si dhe personat që ajo ka komunikuar apo kontaktuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë