Politike

Sandër Lleshaj betohet si ministër i Brendshëm

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është betuar në presidencë, një ditë pasi Parlamenti votoi dekretin e kreut të shtetit.

Në një ceremoni zyrtare, ministri mori detyrën pas disa krisjeve që shoqëruan këtë situatë mes presidencës dhe kryeministrisë.

Presidenti Meta i dorëzoi dekretin e emërimit Ministrit të Brendshëm, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe  shumë të rëndësishme.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekretit të emërimit dhe formulës së betimit, ministri Lleshaj u betua mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Lleshi u dekretua herën e dytë, teksa hoqi dorë nga çdo post tjetër aktiv. Ministri pason në detyrë Fatmir Xhafajn që dha dorëheqjen pak javë më parë. Fillimisht ai u emërua zëvendësministër me kompetenca të ministrit, deri në dekretim.

Lleshaj u emërua nga Parlamenti një ditë më parë (22 nëntor) me 77 vota të deputetëve të mazhorancës, pasi u dekretuar nga Presidenti Meta më 16 nëntor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë