Të gjithë i duam këpucët, por femrat veçanërisht nuk kursehen kur vjen puna tek këpucët, e kush mund ta mohojë këtë?
Për të gjitha vajzat e fiksuar pas trendeve të reja, ju informojmë se trendi i para disa viteve po kthehet sërish në modë, takat ortopedike. Nëse jeni mësuar të ndiqni yjet e famshëm të hoollywod-it për t’u informuar mbi tendencat e reja, atëherë mund t’i referoheni stilit të aktores së famshme Jennifer Aniston.
Ylli i kinematografisë botërore është fanse e markës Soludos. Aktorja shpesh herë shfaqet në rrugët e NY e veshur pikërisht më këpucët e kësaj marke.
Së fundi aktorja 49 vjeçare ndodhet në Itali së bashku me David Williams dhe Adam Sandler, ku po xhiron një spot pikërisht për këtë markë. Fotot e publikuara të aktores, shfaqin yllin e filmave hollivudian , në formë dhe mjaft me stil që përshtat edhe me sandalet verore të cilat ajo po reklamon.
Praktike të lehta dhe mjaft të bukura sandalet Espadrille janë përsosura për këtë sezon, kështu që nëse ende nuk i keni blerë një palë të tilla, frymëzohuni nga Aniston.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.