Ylli anglez i Borusia Dortmundit, Sanço, shumë shpejt mund të jetë një lojtar i Mançester Junajitd. Dy klubet kanë gjetur akordin për transferimin e lojtarit në Premier Ligë për shumën e 120 milionë eurove, që do të paguhen me këste, sipas asaj që bën me dije “Bild”. Oferta formale e “Djajve të kuq” do të depozitohet në Dortmund brenda datës 10 gusht. Nga kjo lëvizje, rreth 18 milionë euro do të shkonin në arkën e Mançester Sitit, nga ku Sanço kaloi te Dortmundit.
Mançester Junajtid ka ngulmuar ta bindë klubin gjerman ta shesë sulmuesin 20-vjeçar, me kontratë deri në vitin 2022, që këtë verë. Gazeta e njohur gjermane citon burime angleze dhe shkruan gjithashtu se Mançester Junajitd është në gjendje ta përballojë këtë transferim, pavarësisht krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia. Vetëm se 120 milionë eurot e kërkuar nga Borusia nuk mund të paguhen të gjitha njëherësh, por me këste.
Një zgjidhje që i shkon për shtat edhe Borusia Dortmundit, që me një operacion të tillë shiti edhe Osman Dembelenë te Barcelona pak sezone më parë. Kushti i klubit gjerman për Mançesterin është vetëm që marrëveshja të mbyllet para grumbullimit të skuadrës për përgatitjet verore, pra para datës 10 gusht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.