Futboll

Sançez nënshkruan për 3 vjet me Interin, lojtari i tretë më i paguar

Aleksis Sançez është zyrtarisht një lojtar i Interit. Sulmuesi kilian ka zgjidhur kontratën me Mançester Junajtid dhe ka firmosur deri në vitin 2023 me zikaltrit, ku deri tani luante si i huazuar. Thelbësore ka qenë ditët e fundit puna e klubit italian, që e kishte rritur shumë presionin ndaj Mançesterit. Anglezët kishin lejuar huazimin e Sançezit deri në ndeshjen me Getafen në Ligën e Europës.

Sulmuesi kishte një pagë faraonike te Mançester Junajtid, 12 milionë euro në vit. Ai shfrytëzoi një pikë të kontratës që kishte me anglezët dhe tashmë ka firmosur për Interin, ku do të fitojë rreth 20 milionë euro për tre vjet, pak a shumë 7 milionë euro për çdo kampionat, duke qenë kështu lojtari i tretë më i paguar i skuadrës, pas Lukakut dhe Eriksenit.

https://twitter.com/Inter/status/1291298196417806337?s=20
Njoftimi Interit për blerjen e Aleksis Sançez. Gazeta Si, 6 gusht 2020

Siç e ka pohuar edhe trajneri Antonio Konte pas fitores me Getafen, akordi me Sançezin është një goditje e madhe. Futbollit 31-vjeçar nuk la asnjë shenjë gjatë muajve të parë me fanellën e Interit. Ai qëndroi jashtë për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimeve dhe dukej i sigurt kthimi në Angli, por pas karantinës situata ndryshoi krejtësisht dhe Sançez u bë protagonist me gola dhe asiste. Kjo paraqitje e tij e shtyu Interin të vendoste për ta blerë. Aventura në Ligën e Europës me Lukakun, Lautaro Martinezin dhe Aleksis Sançezin është krej ndryshe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë