Lajme

Samsung sjell Galaxy Note 10, “smartfonin më të përparuar në botë”

Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se Samsung do të lançojë për publikun telefonin më të fundit, Galaxy Note 10, në më pak se dy muaj. Smartfoni do të ketë një madhësi të njëjtë me telefonat e tjerë të linjës Note dhe do të prezantohet në qendrën Barclays në Bruklin, në të njëjtin vend ku u prezantua edhe telefoni Galaxy 9.

Në përshkrimin e kompanisë thuhet se telefoni i ri do të jetë “smartfoni më i përparuar në botë”. Për sa i përket kapaciteti teknologjik, smartfoni do të jetë i aftë të mbajë një terabajt të dhëna, duke konkurruar kështu edhe laptopët modernë.

Samsung dhe prodhuesit e tjerë të smartfonëve zakonisht nuk komentojnë mbi produktet e pazbuluara, por kjo qasje ndryshoi në momentin që Google shfaqi disa imazhe të telefonin Pixel 4, ende pa e prezantuar telefonin për publikun.
Përpara se Galaxy Note 9 të prezantohej gushtin e vitit të kaluar, qarkullonin shumë thashetheme se kompania Samsung nuk kishte më projekte interesante për të zbuluar. Ndërkohë që, për Galaxy Note 10 thuhet se do të ketë dy versione, një që do të përmbajë rrjetin e internetit normal si të gjithë smartfonët e tjerë dhe një version tjetër që do të funksionojmë me rrjetin 5G.
Një tjetër veçanti e kësaj pajisje do të jetë edhe vendosja vertikale e kamerave horizontalisht./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë