Lajme

Samsung mashtron, telefonat e rinj nuk i rezistojnë ujit

Samsung është hedhur në gjyq pasi reklamat ku tregon se telefonat e ri i rezistojnë ujit janë cilësuar si mashtrime. Konkurrenca Australiane dhe Komisioni i Konsumatorëve (ACCC) pohojnë se reklamat e Samsung ku pretendohet se telefonat mund të përdorën edhe teksa notoni ose bëni surfing janë gënjeshtra. ACCC tha se kishte shqyrtuar më shumë se 300 reklama Samsung para nisjes së veprimit të saj ligjor.

Në deklaratën e saj ACCC tha se reklamat e Samsung-ut i përshkruajnë telefonat si rezistentë ndaj ujit dhe mund t”i përdorni kur jeni në det ose pishina. Por edhe pse reklamat e Samsung thonë se telefonat kanë një rezistencë ndaj ujit, ACCC tha, se kyo është mashtrim. Samsung nuk kishte bërë testime të mjaftueshme për të treguar saktësisht jetëgjatësinë e produkteve të saj pohon ACCC.
"Samsung tregoi telefonat Galaxy të përdorura në situata që nuk duhet të jenë, dhe kjo për të tërhequr sa më shumë klient,” tha ACCC. Nëse vërtetohen se Samsung ka mashtruar me reklamat, kompania të të përballet me gjoba të mëdha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë