Lajme

Samsung lançon telefonin inteligjent 5G

Është një ditë e madhe për të ardhmen e lidhjes me wireless.
Telefoni 5G nga Samsung ka dalë në treg. Kjo është hera e parë që një smartphone mund të hyjë në 5G pa një shtojcë në SHBA.
Telefoni Galaxy S10 5G me çmim 1300 dollarë është i disponueshëm për klientët e Verizon në Chicago dhe Minneapolis. Kur konsumatorët largohen nga këto zona, telefoni 5G do të funksionojë në rrjetin 4G LTE të Verizon.

Telefoni do të lançohet në qytete të tjera në Verizon dhe do të punojë me të gjitha kompanitë celulare.
5G është risia më e fundit i teknologjisë me wireless dhe pritet të ofrojë transmetim më të mirë të videove dhe përparësi të tjera teknike, si lidhja me makinat pa shofer.
Rrjetet ende janë shumë të limituara, por ky telefon është një hap i madh para lançimit që do të ndihmojë të gjitha kompanitë celulare të testojnë shërbimin e tyre dhe të hedhin themelet për veprime të tjera në të ardhmen me pajisjet 5G.
Telefoni i 'mençur' përmban një ekran 6.7 inç dhe gjashtë lentë kamera, duke përfshirë një kamera të dyfishtë me një lente të thellë 3D për të trajtuar gjëra të tilla si realitet i shtuar. Është në dispozicion në dy opsione për ruajtje - 256GB ose 512GB - dhe vjen në argjend ose të zezë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë