Lajme

Samsung dhe Microsoft zgjerojnë partneritetin e tyre strategjik për celularët

Samsung Electronics Co, Ltd ka njoftuar hapin tjetër të partneritetit të saj strategjik afatgjatë me Microsoft për të sjellë përvoja të reja produktiviteti në të gjitha pajisjet, aplikacionet dhe shërbimet.

Ky bashkëpunim ka nsiur me integrimet ekskluzive të Microsoft në Galaxy Note10 të ri, përdoruesit tani do të kenë një mënyrë të thjeshtë për të punuar lehtë midis një smartphone dhe një kompjuteri, ndërsa Galaxy Book S prezanton një përvojë të re përdorimi portabël pa kompromise dhe performancën e gjeneratës tjetër.

Duke sjellë më të mirën e dy platformave, Galaxy dhe Windows, ky partneritet do të vazhdojë të zgjerohet teksa Samsung dhe Microsoft shfrytëzojnë sistemin cloud dhe inteligjencën e përparuar për të ofruar përvoja të pasura, pa probleme në treg në epokën 5G.

"Ne besojmë se industria e telefonave është në prag të një transformimi në të cilin pajisjet individuale i hapin rrugë përvojave të qeta, të lidhura dhe të vazhdueshme, kudo që shkojmë," tha DJ Koh, President dhe CEO i Departamentit IT dhe Komunikimeve Telefonike, në Samsung Electronics . "Bashkëpunimet e hapura, si ky partneritet me liderin e industrisë, Microsoft, janë të dobishme për të udhëhequr një gjeneratë të re të përvojave në celular. Teksa teknologjitë e reja si 5G bëhen realitet, partneriteti ynë do të luajë një rol të rëndësishëm në krijimin e një jetese më fleksibël për përdoruesit.”

"Microsoft dhe Samsung ndajnë një histori të gjatë inovacioni dhe bashkëpunimi, dhe njoftimet e sotme shënojnë fazën tjetër të partneritetit tonë," tha Satya Nadella, CEO e Microsoft. "Ambicia jonë është t'i ndihmojmë njerëzit të jenë më produktivë në çdo pajisje, kudo që ndodhen - dhe kombinimi i përvojave tona inteligjente me pajisjet e reja dhe të fuqishme të Samsung e bën këtë realitet."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë