Treg

Samsung dhe Apple ulin shitjet

Samsung shprehet se fitimet po bien, pas rënies së kërkesës për smartfonë. Gjiganti teknologjik në Korenë e Jugut, tha të premten se fitimet për tremujorin e parë të këtij vitit kanë rënë me 60 për qind, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti me parë. Samsung është një nga shitësit më të mëdhenj të smartfonëve në botë, por kjo nuk do të thotë gjë për tregun global, i cili edhe në vitin 2018 u tkurr me 4%. Sipas Korporatës Ndërkombëtare të të Dhënave (IDC) një ofrues i shërbimeve të inteligjencës së tregut, pritet që fitimet të bien edhe më shumë në muajt në vijim.

Kina prej kohësh është cilësuar si tregu më i madh në botë, por tashmë është shumë i dobët. Në janar të këtij viti edhe kompania Apple, tronditi tregjet botërore kur tha se shitjet e iPhone do të uleshin.
Analistët shprehen se ka një sërë aktorësh që po dëmtojnë industrinë, duke përfshirë tregjet e tejmbushura dhe konsumatorët që zëvendësojnë telefonat e tyre me imitimet që janë më lirë. Kompania hulumtuese Fitch Ratings, vuri në duke se rënia e kërkesave mund të jetë për një periudhë afat shkurtër, por përsëri kjo do të ndikojë në buxhetin vjetor të kompanive.
“Ne besojmë se fitimet e Samsung do të rimëkëmben në fund të këtij viti, por gjithmonë nëse konsumatorët ndërgjegjësohen për produktet cilsore,” tha analisti Shelley Jang./CNN/

 

Më Shumë