Lajme

Samiti i Diasporës bashkon Metën dhe Haradinajn në Lezhë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka takuar në qytetin e Lezhës kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, në kuadër të përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës dhe Samitit të Diasporës, i cili u mbajt në ditën e tij të dytë në këtë qytet.

Në mesazhin e tij në rrjetin social, Meta është shprehur se me Haradinajn ka folur për bashkimin e energjive më të mira pozitive. Sipas Metës, energjitë e mira pozitive ndihmojnë në proceset stabilizuese të rajonit.

"Kënaqësi të takohesha sot në Lezhë me Kryeministrin e shtetit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj.

Bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët", shkruan Meta në postimin e tij në “Facebook”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2157255200987408

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë