Libra

Salman Rushdie: Po shkruaj një libër të ri për sulmin tim

Salman Rushdie është duke punuar për një libër për sulmin që e la të verbër në syrin e djathtë, tha ai në një nga daljet e tij të para publike që kur u godit me thikë në skenë në një festival letrar në veri të Nju Jorkut vitin e kaluar.

Duke folur në “FT Weekend Festival” në Uashington romancieri, 75 vjeç, tha se ai ishte ende “pak i rrahur” por “në thelb mirë”, gati një vit pas atentatit me vdekje.

“Syri është padyshim humbja e madhe, por përveç kësaj, unë jam kthyer kryesisht në normalitet”, tha ai.

Ai u shfaq në event përmes një video-telefonate me syze dielli me një lente të lyer që mbulonte syrin e lënduar.

“Unë nuk po lexoj aq shpejt sa dikur, por... Unë po shkruaj atë që mendoj se do të jetë një libër mjaft i shkurtër për atë që ndodhi”, tha Rushdie në një bisedë të gjerë që eksploroi shumë prej romaneve të autorit nga “Fëmijët e mesnatës” te “Qyteti i Fitores”, vepra e tij më e fundit që u botua në fillim të këtij viti.

Rushdie për dekada është përballur me persekutim për punën e tij dhe ka jetuar nën kërcënimin e vdekjes.

“Vargjet Satanike”, të botuara për herë të parë në 1988, shkaktuan polemika për mënyrën se si e përshkruan profetin islamik Muhamed. Libri u ndalua në Iran dhe udhëheqësi suprem i vendit Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi një fetva që urdhëronte myslimanët të vrisnin Rushdie.

Pas kërcënimit me vdekje, Rushdie u detyrua të fshihej për gati 10 vjet.

Pas sulmit të vitit të kaluar, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken akuzoi qeverinë iraniane për nxitje të dhunës kundër Rushdie dhe e dënoi Teheranin për tentativën për vrasjen e tij.

Rushdie hodhi poshtë kritikët e tij të shtunën, duke thënë: “Nëse puna ime ka armiq, ata janë ndoshta armiqtë e duhur që duhet të kem”.

Kur u pyet se cila do të ishte këshilla e tij për shkrimtarët e rinj aspirantë, Rushdie u përgjigj: “Unë do të thosha, bëj atë që duhet të bësh dhe mos u frikëso”.

Rushdie ka munguar kryesisht në sytë e publikut vitin e fundit, pasi u rikuperua nga sulmi ndaj jetës së tij. Ai bëri një paraqitje të rrallë personalisht në Nju Jork javën e kaluar për të pranuar çmimin Centenary Courage Award nga PEN America, organizata jofitimprurëse që mbron lirinë e shprehjes.

Rushdie ka munguar kryesisht në sytë e publikut vitin e fundit, pasi u rikuperua nga sulmi.

Ai bëri një paraqitje të rrallë personalisht në Nju Jork javën e kaluar për të pranuar çmimin Centenary Courage Award nga PEN America, organizata jofitimprurëse që mbron lirinë e shprehjes.

“Ka shumë njerëz në shumë mënyra tani që përpiqen të vendosin gardhe rreth asaj që është në rregull të bësh dhe jo në rregull të bësh. Dhe unë mendoj se nëse diçka do të çojë në vdekjen e romanit, kjo është ajo që është”, paralajmëroi Rushdie të pranishmit.

“Kështu që unë mendoj se duhet të kemi guximin e artit tonë, e dini? Ne duhet të themi të vërtetën tonë në mënyrën tonë dhe t’ia ofrojmë botës dhe të shpresojmë që bota ta kuptojë atë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë