Rend dhe Ligj

Sali Berisha dënohet nga gjykata për shpifje ndaj kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama ka fituar një tjetër betejë për shpifje, këtë herë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha. Rama ka fituar çështjen ndaj Berishës i cili është dënuar nga Gjykata Civile e Tiranës me 5 milionë lekë (të vjetra) gjobë, për shpifje në vitin 2018. Vendimi për ish-kryeministrin Sali Berisha u dha nga gjyqtarja Mariana Shegani. Kujtojmë që padia ndaj Berishës është një nga 10 paditë që Rama ka bërë 4 muaj më parë. Berisha akuzoi kryeministrin Rama për marrëveshjen e detit me Greqinë, dhe pikërisht për këtë akuzë është paditur. Mes të tjerash, Berisha deklaronte se Rama po u shiste detin grekëve. Në total, Rama ka deklaruar më herët se ka depozituar në gjykatë 40 padi ndaj opozitës për shpifje të artikuluara nga deputetë të opozitës, tashmë të dorëhequr.
Për padinë e fituar nga Rama bëhet fjalë për një postim të bërë muaj më parë, në tetor 2018 pas vendimit për dështimin e negociatave, të takimit mes Ramës dhe Merkel të zhvilluar në Berlin.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.400031620157751/1130841293743443/?type=1&theater


"Vizita e Ramës në Berlin u shoqërua me incidente të ndryshme. Nee Komisionin për Çështje Europiane të Bundestagut u konfrontua me akuza se ai qëndronte pas sulmeve mediatike kundër personit e familjes së kryetarit të Komisionit Gunther Krichbaum. Rama e humbi vetëkontrollin e u çua në këmbe duke bërtitur ‘lie, lie’ (gënjeshtër, gënjeshtër) çka çoi në mbylljen e parakohshme të mbledhjes. Incidenti kulmor ishte bojkoti nga deputetët e Bundestagut te darkës që Rama shtroi në China Club. Arsyet e rrjedhura ne shtyp ishin superluksi, çmimet si dhe sinjali diplomatik i padëshiruar. Por arsyet reale kane qenë të tjera. Gjatë kësaj vizite Merkel ka qenë e prerë për mbrojtjen parlamentare që Rama i kishte dhënë Saimir Tahirit", do të shkruante Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë