Futboll

Salah apel për Gazan: Mjaft me masakra, humanizmi të prevalojë! 39.2 mln shikime në 1 orë

Gazeta Si - Mohamed Salah, ylli i Liverpulit dhe një nga futbollistët myslimanë më të njohur në botë, me anë të një apeli të përzemërt në Tuiter, ka kërkuar fundin e masakrave në Gaza.

"Nuk është e lehtë të flasësh në momente si këto. Ka pasur shumë dhunë dhe shumë brutalitet. Përshkallëzimi i javëve të fundit nuk mund të durohet, - thotë sulmuesi egjiptian. – Çdo jetë është e shenjtë dhe duhet të mbrohet. Masakrat duhet të marrin fund, familjet po shkatërrohen.

Tani është e qartë se ndihmat humanitare në Gaza duhet të shkojnë menjëherë. Njerëzit po jetojnë në kushte shumë të vështira, skenat e spitalit ishin të tmerrshme. Gaza ka nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe ilaçe. U bëj apel liderëve botërorë që të bashkohen dhe të parandalojnë masakra të tjera shpirtrash të pafajshëm. Humanizmi duhet të prevalojë".

Videoja e postuar nga Salah u bë menjëherë virale dhe në një orë, nga 21.04 deri në 22.04, ka marrë 39.2 milionë shikime. Një dëshmi e qartë se sa i ndjekur është ylli egjiptian në botën myslimane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë