Politike

Saga e përjashtimeve / PS propozon tre emra të tjerë deputetësh

Një ditë pas seancës parlamentare, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e tre deputetëve demokratë, konkretisht Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli.

Sipas mazhorancës këta tre ligjvënës krijuan kaos në Kuvend e ndezën tymuese, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare një ditë më parë.

Të enjten, mazhoranca miratoi rregulloren e re e cila përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend.

Seanca zgjati vetëm 8 minuta, ndërsa 13 deputetët e përjashtuar për më shumë se një orë e gjysmë, në përpjekje për tu futur në sallë, u përplasën fizikisht me gardën.

Përplasje dhe tensione pati edhe mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të PS. Këta të fundit nuk u lejuan të futeshin brenda ambienteve të Parlamentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë