Keshilla

Sa të gjata duhet të jenë pushimet? E vendos shkenca



Sipas kërkuesve shkencorë, një pushues do të ndjejë rritje të lumturisë pas ditëve të para të pushimeve, ndjenjë që arrin majat në ditën e tetë, ka sqaruar Times-Picayune. Për më tepër, një udhëtim tetëditor u jep udhëtarëve kohë të mjaftueshme për të shpaketuar dhe të futen në një rutinë të re më çlodhëse. Pas ditës së tetë, ato energji pozitive dhe përfitime të mirëqenies nisin të bien, sipas gjetjeve të kërkuesve.

Sipas tyre, duhet pak kohë të përshtatesh pas një periudhe stresuese pune dhe të mësohesh me klimën e pushimeve Dhe përfitimet e pushimeve tetëditore mund t’ia vlejnë kohën e sakrificës, ndërsa udhëtarët do të zbulojnë se po flenë më mirë, po ndjejnë stresin t’u pakësohet dhe të përjetojnë një ndjenjë të përgjithshme mirëqenieje edhe shumë kohë pasi të jenë kthyer në shtëpi.

Dhe vërtet, për këto arsye vetëm duhet të planifikojmë të bëjmë pushime më të gjata. “Të pyesësh se pse vazhdojmë të shkojmë me pushime është e krahasueshme me pyetjen se "pse duhet të biem të flemë" duke marrë në konsideratë faktin se do të lodhemi sërish”, ka vërejtur studimi.

Por kjo nuk do të thotë të paketosh plaçkat për një arratisje rreth botës. Edhe njerëzit që zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi (qëndrimishime, mund të ishte termi i sajuar), do të vjelin të njëjtat shpërblime fizike dhe psikologjike. Vetëm të marrësh pak kohë larg asaj çka të streson, qoftë punë apo përgjegjësi rreth shtëpisë, siguron të njëjtat përfitime pozitive, sa një udhëtim tetëditor jashtë vendit.

Tani që jeni gati të kërkoni tetë ditë të plota leje është koha të mjeshtëroni e-mailin e përsosur që lajmëron se jeni jashtë zyre...


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë