Ju ka ndodhur të jeni rehatuar në divan dhe të kujtoheni se ju mungon diçka në frigorifer, garderobë a një send tjetër që kishit planifikuar ta blinit atë ditë dhe përtoni të dilni?
Në këtë situatë e mbani frymën në telefonin që keni poshtë shiltes së divanit dhe porosisni on line.
Por përpos komoditetit të blerjes nga divani në mënyrë të shpejtë, keni frikë nëse ajo që porosisni mund të mos jetë tamam ashtu siç e dëshironit.
E kur përballeni me produktin, ju ndodh ta ktheni?
Gjermanët kanë qenë të ngadaltë për të përqafuar botën e blerjeve në internet, por tani ata udhëheqin rradhën në Europë për dërgimin e mallrave të padëshiruar.
Shitësit me pakicë po përpiqen të gjejnë mënyra të reja për të ulur kthimet, të tilla si realiteti i shtuar për t’u dhënë blerësve një kuptim të asaj që sendi mund të duket personalisht.
Gjermanët kthyen mallra me vlerë rreth 5.5 miliardë euro vitin e kaluar. Krijimi i një sistemi më efikas të kthimit po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.