Keshilla

Sa shpesh duhet t’i lani reçipetat

Asnjë femër nuk bën dot pa to. Reçipetat janë ndër rrobat më të rëndësishme të trupit. Shpeshherë femrat kalojnë shumë kohë kur vjen puna për blerjen e reçipetave. Por jo më pak e rëndësishme është edhe larja e tyre. Nëse deri më tani kemi menduar se sa më shpesh ti lajmë aq më mirë është, jemi gabuar.

Larja e shpeshtë ndikon në prishjen e cilësisë së tyre kështu që zgjidhja e mesme që propozojnë specialistët është që të lahen pas 5-6 të veshurash. Me të ‘veshur’ e kemi fjalën kur nuk i hiqni nga trupi për gjithë ditën; nëse i mbani vetëm 4 orë, për shembull, nuk numërohet. Në rast se lëkura e trupit është e yndyrshme apo djersiteni shpejtë, edhe larja duhet të jetë më e shpeshtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë