Keshilla

Sa shpesh duhet të ndërroni jastëkun?

Larja e çarçafëve, jastëkëve, batanijeve apo këllëfi të dyshekut është po aq e rëndësishme, jo vetëm për higjienën, por edhe për cilësinë e gjumit tuaj.

Është e rëndësishme të mbroni organizmin tuaj nga grimcat e pluhurit, mikroorganizmat e ndryshëm që janë të prirë të fshihen në materialet me mikrofibra, me sfungjer, pupla prej të cilave përbëhen jastëkët.

Nëse kanë kaluar 6 muaj nga përdorimi i jastëkut është koha ta pastroni ose ta ndërroni.

 Duhet pasur parasysh se anashkalimi i këtij veprimi ndikon shumë në shëndetin tonë.

Sipas ekspretës Mary Marlowe Leverette ashtu si çarçafët edhe jastëkët ngarkojnë substanca të pakëndshme në shtratin tonë, si djersa, pështymë etj. Ndaj është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë, higjiena e shtratit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë