Para

Sa shpenzojnë shtetet për shëndetësinë krahasuar me shpenzimet për ushtrinë?

Shëndeti dhe siguria e qytetarëve janë përparësitë kryesore për shumë qeveri kombëtare në mbarë botën, por në fund të fundit, duhet të merren vendime se si shpenzohen të ardhurat nga taksat për të realizuar këto objektiva, dhe fondet duhet të bien në arkën e njërit sektor apo të një tjetri më shumë.

Visual Capitalist, agjencia mediatike që hulumton tregjet, ka shqyrtuar 46 vende të ndryshme në lidhje me shpenzimet e tyre për frymë për kujdesin shëndetësor dhe shpenzimet ushtarake gjatë 2018-ës.

Të dhënat për shpenzimet qeveritare dhe të detyrueshme të kujdesit shëndetësor vijnë nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Shifrat nuk përfshijnë shpenzimet përmes sigurimeve private ose shpenzimeve ekstra.

Ndërkohë, të dhënat për shpenzimet ushtarake vijnë nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI).

10 shpenzuesit kryesorë për shëndetësinë

SHBA udhëheqin botën në shpenzimet qeveritare të kujdesit shëndetësor me 9,008 dollarë për frymë - mbi 1.5 herë më shumë se Norvegjia, vendi që pason shpenzimet më të larta për kujdesin shëndetësor në botë.

Teksa shpenzimet për frymë të qeverisë amerikane për kujdesin shëndetësor janë më të lartat në botë, kjo jo domosdoshmërisht ka sjellë rezultate më të mira në disa tregues të popullatës (të tilla si jetëgjatësia më e madhe) krahasuar me vendet e tjera të zhvilluara.

Gjermania renditet në  vendin e tretë në botë për shpenzime për frymë në fushën e kujdesit shëndetësor e pasuar nga Zvicra, Suedia, Hollanda, Danimarka, Luksemburgu, Franca dhe Austria.

10 shpenzuesit kryesorë ushtarakë në botë

Izraeli ka nivelin më të lartë të shpenzimeve ushtarake për frymë dhe bën diferencën duke qenë vendi i vetëm në këtë listë që investon më shumë në mbrojtje sesa në kujdesin shëndetësor.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e dytë, në terma absolut, SHBA-të. investojnë më shumë para në shpenzime ushtarake sesa shumë vende të tjera të kombinuara, me gati 700 miliardë dollarë në vit./Visual Capitalist/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë