Treg

Sa popullorë janë televizorët inteligjentë?

Sipas Eurostat 11 % e europianëve kanë parë programet televizive live përmes internetit në një TV inteligjent në 2016-ën; 4% e individëve përdorën një TV inteligjent për të marrë internetin përmes një aplikacioni dhe 3% e përdorën atë për aplikacione të tjera, si lojëra apo blerje on line.

Streaming TV ose të parit e përmbajtjeve të tjera në TV (me kërkesë ose prej shërbimeve të tjera) në TV inteligjent ishte veçanërisht popullore mes profesionistëve të IT (23%).
Mes shteteve anëtare të BE-së, përdorimi i një televizori inteligjent për programe televizive nga internet në TV ose përmbajtje të tjera videoje ishte më popullore në Hollandë dhe Mbretërinë e Bashkuar (të dyja 22% të individëve), e ndjekur prej tre vendeve nordike – Suedi (21%), Danimarkë (20%) dhe Finlandë (17%).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë