Keshilla

Sa kohë mund ta ruajnë cilësinë ushqimet në ngrirje

Për çdo ushqim duhet të respektohet kalendari i ngrirjes, që mos të humbasim cilësinë e tyre. Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë (USDA) të gjitha ushqimet e ngrira janë të sigurta për t'u ngrënë.

USDA shpjegon pse ngrirja është një metodë e sigurt e magazinimit: "Ngrirja ruan ushqimin e sigurt duke ngadalësuar lëvizjen e molekulave, duke i bërë mikrobet të hyjnë në një fazë të fjetur. Ngrirja ruan ushqimin për periudha të gjata, sepse parandalon rritjen e mikroorganizmave që shkaktojnë dëmtim të ushqimit dhe sëmundje ushqimore. "Ngrirja gjithashtu inaktivizon çdo lloj bakterie, që mund të gjenden në ushqimin tuaj. (Mos harroni se sapo të shkrini ushqimin tuaj, këto mikrobe mund të bëhen përsëri aktivë.)

Por sa është afati që ushqimet mund të ruajnë cilësinë në ngrirje?

Sallami 1deri në 2 muaj, e bardha e vezës 12 muaj, pjatat e darkës deri në 3 muaj, salca e mishit 2 deri në 3 muaj, mishi 4 deri në 12 muaj, bërxolla 4 deri në 12 muaj, mish i gatuar 2 deri në 3 muaj, mishi i pulës i gatuar 4 muaj, supë i zier 2 deri në 3 muaj, kraharori i pulës 12 muaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë