Keshilla

Sa kohë duhet të qëndroni në një vend punë?

Çdo javë ekspertja e këshillave të karrierës së TopResume, Amanda Augustine, u përgjigjet pyetjeve të lexuesve në lidhje më punën dhe karrierë e tyre.

Shumë prej nesh mendojmë se sa më gjatë të qëndrojmë në një vend punë aq më të suksesshëm jemi në karrierë. Por në fakt ekspertët këshillojnë të kundërtën. Të ndërrosh vendin e punës një herë në dy ose tre vite është gjë shumë e mirë për karrierë tuaj. Një lexues i TopResume i shkroi ekspertes, ku e pyet sesa kohë duhet të qëndrojë në një vend punë.

Unë sapo fillova një punë të re disa javë më parë, por nuk jam i kënaqur me punën që bëj, sa kohë duhet të qëndrojë në këtë punë?

Nuk ka asgjë të keqe se të fillosh një punë të re, dhe të nxjerrësh një parashikim se ajo punë të pëlqen apo nuk të pëlqen.

Nëse ndiheni sikur intervistuesit tuaj ju kanë mashtruar, fatkeqësisht, nuk jeni vetëm.

logo hippo

Sipas një sondazhi Glassdoor i kryer online nga Harris Interactive, gjashtë në 10 punonjës thonë se kushtet dhe kërkesat e punës nuk kanë qenë të njëjta me ato që punëdhënësit ju kanë paraqitur gjatë procesit të intervistimit. Këto përfshijnë çdo gjë nga përgjegjësitë e punës (39 përqind), deri në orët që pritet të punojnë (37 përqind), kompensimin (22 përqind) dhe kulturën e kompanisë (22 përqind).

Largimi nga puna mund të jetë një veprim shumë i lehtë, sidoqoftë përpara se të bëni një veprim të tillë duhet të mendoni disa gjëra. Të braktisësh një punë në fillim ka potencialin që të ndikojë negativisht në mundësitë tuaja të ardhshme të punësimit. Para se të vendosni të dorëzoni dorëheqjen tuaj, duhet të dini diçka. - Të largoheni pa djegur urat lidhëse me punëdhënësin tuaj.

Sa kohë qëndrojnë njerëzit në punën e tyre?
Numri mesatar i viteve që punonjësit kanë nënshkruar kontratë me punëdhënësit ishin 4.2 vjet në janar 2016, sipas Byrosë së Statistikave të Punës. Ndërsa numri ndryshonte në bazë të moshës - për shembull, qëndrimi mesatar për punëtorët midis moshës 25 dhe 34 vjeç ishte 3.2 vjet. Mos harroni se kur punoni në një punë që ju jep ankth dhe stres, tre vjet mund të ndjehen sa një jetë.

Sa kohë duhet të qëndroni në një punë?
Është mirë të qëndroni në çdo punë për një minimum prej dy vjetësh. Megjithatë, nëse e kuptoni se keni bërë zgjedhjen e gabuar kur nisni një punë, mos u ndjeni të detyruar të qëndroni në kompani deri në përvjetorin tuaj të dytë. Nëse puna juaj po e rrezikon shëndetin mendor ose fizik, nëse e urren vërtet atë që po bën dhe puna nuk është hap i domosdoshëm për të arritur karrierën tuaj që ëndërroni, nëse keni një mospërputhje të plotë me kulturën e kompanisë ose nëse kompania është financiarisht e paqëndrueshme, filloni menjëherë të kërkoni një punë të re.

Si të punoni me afate të shkurtra kohore në vende të ndryshme pune.
Jini të përgatitur për të shpjeguar atë që keni mësuar nga kjo përvojë pune dhe si ju ndihmon të identifikoni atë që kërkoni nga punëdhënësi për pozicionin e punës tuaj të ardhshme.Theksoni dëshirën tuaj për të gjetur një organizatë që mund ta quani shtëpinë tuaj të dytë. Pastaj, shpjegoni pse besoni se kjo kompani e veçantë dhe vendi i punës është përshtatshmëria e duhur - dhe pse jeni kandidati i duhur për këtë punë.

Kur duhet të kërkoni një punë të re
Nëse vendosni të lini punën tuaj aktuale, së pari përpiquni të gjeni një punë tjetër. Përqendrohuni në gjetjen e punës së duhur dhe mjedisin e punës në mënyrë që ju të dilni nga gjendja juaj aktuale sa më shpejt që të jetë e mundur. Gjëja e fundit që dëshironi të bëni është të përsërisni të njëjtat gabime që keni bërë gjatë kërkimit të fundit të punës dhe të përfundoni duke punuar për një kompani dhe në një pozicion që nuk është pritshmëria juaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë