Treg

Sa i kushton tavolinës së Vitit të Ri gjeli i detit?

Një vit më parë gjelin e detit të cilin e bleva ditën e fundit, ma faturuan me çmim “preferencial”; 1 mijë lekë (të reja)/kg. Që do të thotë se vetëm gjeli i kushtoi tryezës së Vitit të Ri rreth 8 mijë lekë.

Këtë vit çmimi i gjelit të detit është mesatarisht 800 lekë/kg.

Teksa gjeli i detit konsumohet ndër shqiptarë gjatë kremtimit të ndërrimit të viteve, në Amerikë, ky lloj mishi konsumohet për Ditën e Falenderimeve që është në fundnëntor.

Në vende të tjera europiane, ky lloj mishi konsumohet për ditën e Krishtlindjes.

Sipas tridge.com, aktualisht çmimi mesatar/kg i gjelit të detit në botë është 3,48 $/kg.

Prodhuesi më i madh i gjelit të detit në botë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eksportuesi më i madh i gjelit të detit në botë është Polonia, kurse importuesi më i madh Gjermania.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë