Jete & Stil

Sa gjatë mund të jetojnë njerëzit?

Njerëzit po jetojnë më gjatë. Ndërsa ka pasur ulje-ngritje të dukshme, jetëgjatësia në përgjithësi është rritur në mënyrë të vazhdueshme për shumë vite. Ajo është dyfishuar në dy shekujt e fundit. Kjo rritje është për shkak të vdekshmërisë së ulët foshnjore. Por që nga vitet 1950, faktori kryesor nxitës ka qenë reduktimi i vdekshmërisë tek moshat më të vjetra. Për shembull, në Suedi, ku të dhënat kombëtare të popullsisë janë mbledhur që nga mesi i shekullit XVI, dhe janë të një cilësie shumë të lartë, jetëgjatësia maksimale ka qenë në rritje, për thuajse 150 vitet e fundit. Jetëgjatësia në rritje është vërejtur në shumë vende të tjera, përfshirë Europën Perëndimore, Amerikën e Veriut dhe Japoninë.
Kjo ka kontribuar në një rritje të shpejtë të numrit të njerëzve shumë të moshuar - ata që jetojnë deri në 100, 110 vjeç apo edhe më shumë. Mbi 100 vjeçari i parë i verifikuar ishte Geert Adrians-Boomgaard, i cili vdiq në vitin 1899 në moshën 110 vjeç e katër muaj. Rekordi i tij është thyer nga të tjerët që nga ajo kohë. Mbi 100 vjeçarja e parë e verifikuar ishte Margaret Ann Neve. Ajo vdiq në 1903 në moshën 110 vjeç e dhjetë muaj dhe mbajti rekordin për gati 23 vjet. Delina Filkins ndërroi jetë në vitin 1928 në moshën 113 vjeç e shtatë muaj. Ajo e mbajti rekordin për 52 vite. Rekordmenia aktuale, sa i përket jetëgjatësisë është francezja Zhan Kalment, që vdiq më 4 gusht 1997, në moshën 122 vjeçe e 5 muaj. Pavarësisht nga rritja e numrit të mbi 100-vjeçarëve që nga fillimi i viteve 1970, rekordi i saj mbetet i qëndrueshëm, por ajo nuk ka gjasa që ta mbajë këtë rekord për një kohë të gjatë.

Të jetosh mbi 100 vjeç
Edhe pse këto tendenca të jetëgjatësisë janë shumë të përhapura, ato nuk janë të mirëqena. Përmirësimet e fundit në vdekshmërinë në Danimarkë, pas një periudhe stanjacioni kanë çuar në dyshimin se jetëgjatësia mund të rritet edhe më tej. Kjo është mjaft e ndryshme nga ajo që është vërejtur kohët e fundit në Suedi, ku ka pasur një ngadalësim në moshat më të larta. "Ne kemi studiuar 16.931 mbi 100-vjeçarë (10.955 suedezë dhe 5.976 danezë) të lindur ndërmjet viteve 1870 dhe 1904 në Danimarkë dhe Suedi, vende fqinje me lidhje të ngushta kulturore dhe historike, për të parë nëse dyshimet tona janë të sakta. Edhe pse Suedia ka në përgjithësi norma më të ulëta të vdekshmërisë sesa Danimarka në shumicën e grupmoshave, nuk ka pasur prova për një rritje të jetëgjatësisë në Suedi gjatë viteve të fundit. Sidoqoftë, në Danimarkë tek shumë më të moshuarit u vu re se vdisnin në moshat më të vjetra, dhe mosha në të cilën mbijetonin vetëm 6 për qind e 100-vjeçarëve, u rrit vazhdimisht gjatë periudhës së studimit", thonë ekspertët. Danimarka dhe Suedia janë të ngjashme në shumë mënyra, por prirjet e jetëgjatësisë janë shumë të ndryshme. Pabarazia, mund të vijë për disa shkaqe, të cilat nuk janë të lehta për t’u shmangur plotësisht. Por ne kemi disa ide.

Sistemet shëndetësore
Së pari, ekzistojnë nivele të ndryshme të shëndetit midis dy popullatave të moshuara. Studimet e fundit, kanë treguar përmirësime në shëndetin e matur nga Aktivitetet e Përditshme të Jetesës (APJ) – detyrat themelore të nevojshme për pasjen e një jete të pavarur, si larja apo të veshurit – tek grupet femra të 100-vjeçareve në Danimarkë. Ndërkohë, në Suedi, prirje të tilla për të moshuarit kanë qenë më pak optimiste. Një studim zbuloi se nuk kishte përmirësim në Aktivitetet e Përditshme të Jetesës , me një përkeqësim të lëvizshmërisë, të njohurive dhe testeve të performancës. Dallimi në të dy sistemet e kujdesit shëndetësor, veçanërisht në kohët e fundit mund të lidhen në njëfarë mënyre me shpjegimin e ndryshimit. Shpenzimet për shërbime publike u zvogëluan në Suedi në fillim të viteve 1990, për shkak të një seri krizash ekonomike. Përveç kësaj, të dyja vendet kanë ndjekur rrugë paksa të ndryshme për kujdesin ndaj të moshuarve: Suedia ka prirje të ndihmojë më të moshuarit, ndërsa Danimarka ka një qasje pak më të gjerë.

Njerëzit që arrijnë moshat e përparuara janë një grup i përzgjedhur dhe padyshim që janë shumë të qëndrueshëm. Ndoshta për shkak të rezistencës së tyre të natyrshme dhe fiziologjisë së veçantë, ata janë më të aftë të përfitojnë nga përmirësimet e kushteve të jetesës dhe teknologjisë. "Studimi ynë krahasues sugjeron disa gjëra interesante për kombet e tjera, veçanërisht aty ku ka ekonomi në zhvillim. Këto rezultate tregojnë, se mund të jetë e mundur të zgjatet më tej jetëgjatësia e njeriut, nëse mund të ketë përmirësimet në sistemin shëndetësor për moshat shumë më të thyera, dhe nëse është gjerësisht i disponueshëm një kujdesi i një cilësia të lartë ndaj të moshuarve", thonë ekspert♪7t. Në fakt, nëse është vërtet kështu, atëherë revolucioni i jetëgjatësisë njerëzore do të vazhdojë për disa kohë. /The Conversation.com


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë