Të flasësh për turizmin është e përshtatshme në çdo kohë. Por me ngrohjen e motit, bisedat për pushimet sa vijnë e bëhen më të gjalla. Sezoni i plazhit është kënaqësi për ata që pushojnë, por është një kënaqësi më e madhe për bizneset sezonale dhe punëmarrësit në shumë ekonomi që turizmin masiv e kanë të zhvilluar.
Disa vende e ndiejnë impaktin e turizmit më shumë se të tjerët dhe referuar raportit të OECD, Spanja në veçanti është një nga vendet e preferuara të pushuesëve nëpër botë. Në 2017 në Spanjë pushuan 82 milion turistë duke e vlerësuar atë për klimën e ngrohtë, plazhet e shkëlqyer, kulturën e gjallë dhe rrjetin e transporti urban. Kjo e bën Spanjën vendin e dytë më të vizituarin në botë dhe sipas qeverisë Spanjolle, turistët kanë shpenzuar në Spanjë një shifër impresionuese prej 87 milion euro.
Është pak e çuditshme që turizmi është aspekti kryesor i ekonomisë spanjolle, duke gjykuar nga shifrat. Sipas raportit "Tendencat dhe Politikat e Turizmit të OECD-së 2018", rezulton se turizmi përbënte 11 për qind të PBB-së së Spanjës në 2016.
Sektori i turizmit edhe në Shqipëri ka njohur hov vitet e fundit. Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimit (WTTC) në raportin për vitin 2017 ka bërë me dije se sektori i turizmit dhe udhëtimit në Shqipëri ka kontribuuar drejtpërdrejt në ekonominë e vendit në 2016, me 127.7 miliardë lekë, ekuivalente me 8.4% të PBB-së së vendit.
I njëjti raport për vitin 2018 për ndikimin në ekonomi tregon se kontributi i drejtpërdrejtë i këtij sektori në PBB në e vendit tonë në vitin 2017 ishte 1.134.1 miliardë lekë (8.5% e PBB-së).
Turistët e huaj vazhdojnë ta adhurojnë Shqipërinë si vend egzotik, reminishencë të një diktature të egër që mbetet ende një vend në një pjesë të mirë të tij i virgjër për pushime aventureske.Gjithashtu kuzhina shqiptare është tërheqëse dhe shumë e lirë për të huajt. Përsa i përket infrastrukturës dhe shërbimit është shumë larg vendeve europiane.
Turizmi është gjithashtu i rëndësishëm në fqinjin e Spanjës , Portugali ku llogaritet sa 9.2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto për 2016-ën. Në vende si Gjermania dhe Japonia ku ekonomia është më e orientuar drejt sektorit të industrisë dhe shërbimit, impakti i turizmit nuk ndjehet fort. Pesha e turizmit në Gjermani është 3.9 % e PBB-së në 2016 ndërsa në Japoni 1.9 % e PBB-së. Në SHBA turizmi ka kontribuar në 2016 me 2.7 % të PBB-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.