Ka ndodhur

Ryshfeti, Apeli i GJKKO-së lë sërish në arrest shtëpie Rovena Vodën

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest shtëpie" këtë të enjte për ish-zëvendës-ministren e Brendshme, Rovena Voda.

Masa u shqyrtua vetëm për Vodën dhe Majlinda Hasanin, ndërsa për Florida Beun, do të mbahet me datë 10 dhe nuk është shqyrtuar sot.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, vendosi pak ditë më parë "arrest shtëpie" për Vodën, me akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Zyrtarja akuzohet se ka marrë 2 mijë euro rryshfet për punësimin në Ministrinë e Brendshme të shtetases Florida Beu.

Sipas dosjes hetimore, Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren. Mes tyre zhvillohen disa biseda në lidhje me temën në fjalë, të cilat ndodhen në dosjen e SPAK. Edhe pse Beu aplikoi në disa vende në ministri, nuk arriti që të fitonte.

Ish-zyrtarja e lartë e Ministrisë së Brendshme u zbulua nga SPAK gjatë hetimit për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë