Gjykata e Posaçme e Apelit ka rikthyer në qeli ish-inspektorin e Tatimeve, Erjon Trungu, i cili akuzohet për “korrupsion”.
Mësohet se me kërkesë të SPAK, Apeli ndryshoi masën e “arrestit me burg” në “arrest në shtëpi” të dhënë më herët për të nga Shkalla e Parë.
37-vjeçari Erion Trungu, me detyrë inspektor në hetimin tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme, u arrestua në shtator 2020, pasi dyshohej se merrte para nga subjektet private, për të mos i hetuar kur i gjente në shkelje. Ai u kërkonte 5 mijë euro subjekteve të ndryshme duke u premtuar se nuk do t’i raportonte tek organet kompetente në rast të shkeljeve tatimore.
Dhe në momentin e arrestimit iu gjetën me vete 5 mijë euro, të cilat i kishte marrë në formë ryshfeti nga një biznes në Kamëz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.