Raportohet se Rusia e ka urdhëruar arrestimin e zëdhënësit të kompanisë pronare te rrjetit social Facebook, Meta, duke e akuzuar atë për promovimin e terrorizmit.
Urdhërarresti për Any Stone u bë publik më 26 nëntor nga uebsajti rus i lajmeve, Mediazona, sipas të cilit Ministria e Drejtësisë e Rusisë e kishte lëshuar atë në shkurt 2023.
Stone, i cili nuk ishte i qasshëm për koment, u bë objekt i Rusisë për shkak të një ndryshimi në politikat e Metës në mars 2022, rreth një muaj pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.
Dy platformat kryesore të Metës, Facebook dhe Instagram, u ndaluan në Rusi pak pas fillimit të pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.