Treg

Rusia ndalon marrëveshjen e grurit me Ukrainën

Autoritetet ruse këtë të hënë(17 korrik) kanë konfirmuar se nuk do të zgjasin marrëveshjen për të lejuar eksportin e grurit në Detin e Zi.

Mediat e huaja shkruajnë se deri më tani nuk kishte asnjë sinjal por tashmë Rusia ka deklaruar për Ukrainën, Turqinë dhe OKB-në se nuk do të ketë zgjatje të marrëveshjes.

Gjatë një konferencë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov zbuloi ndërprerjen e marrëveshjes, duke deklaruar se Rusia do të rifillojë zbatimin e saj pasi të përmbushen kërkesat e saj.

“Kur të zbatohet pjesa e marrëveshjes së Detit të Zi që lidhet me Rusinë, Rusia do t'i kthehet menjëherë zbatimit të marrëveshjes”, tha Peskov.

Marrëveshja ishte caktuar të përfundonte sot por prej disa ditësh Kremlini kishte deklaruar se nuk ka asnjë arsye për të vijuar zgjatjen e saj. Moska ka kërkuar që të hiqen pengesat në eksportet e saj të grurit dhe plehrave

Marrëveshja, e cila u ndërmjetësua nga OKB-ja dhe Turqia ka garantuar sigurinë e anijeve me grurë që shkojnë drejt dhe nga portet ukrainase përmes ujërave që kontrollon Rusia që kur u nënshkrua në korrik të vitit të kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë