Menaxhim

Rusia merr lejen nga Hungaria që të ndërtojë atje dy blloqe bërthamore, më të fuqishmet në BE

Kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore, Rosatom, do të nisë ndërtimin e dy blloqeve nukleare në Hungari, pranë qytetit të Budapestit, në brigjet e Danubit. Rosatom, kishte vite që priste lejen nga Autoriteti i Energjisë Atomike në Hungari, OAH, për projektin e 2.4 gigavatorëve, PAKS II.

Sipas marrëveshjes së vitit 2014, Rusia do t'i japë 10 mld euro Hungarisë, për 80% të projektit dhe borxhi do të paguhet për 21 vite.

Është hera e parë në histori që një projekt me nëj reaktor kaq të fuqishëm ndërtohet në Bashkimin Europian, sipas Rosatom.

"Kjo do ta ndihmojë Hungarinë të përforcojë sigurinë energjitike dhe të ketë burime të reja para 2030-s", -tha Peter Szijjarto, ministër i Marrëdhënieve me Jashtë në Hungari.

PAKS II do të ketë dy reaktorë VVER-1200 të dizajnit rus me një kapacitet prej 1.200 megavatorë secili. Çdo njësi reaktori me ftohje me ujë do të ketë struktura të dyfishta për t'u mbrojtur nga tërmetet, cunami, uraganet dhe rrëzimet e avionëve.

Blloqet bërthamore kanë një jetë të garantuar prej 60 vjetësh. Kontraktori kryesor është Rosatom dhe aktualisht janë duke u zhvilluar përgatitjet dhe përforcimi i tokës për ndërtimin e një centrali të ri bërthamor.

Plani për të ndërtuar një objekt të ri bërthamor në Hungari u kundërshtua nga organizatat mjedisore. Sidoqoftë, u miratua në vitin 2016.

Në mars 2017 ka ardhur edhe miratimi i projektit nga Komisioni Europian, i cili vlerësoi se efektet e impiantit të ri në konkurrencë do të ishin të pranueshme.

/Balkanenergynews


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë