Nga Gazeta ‘Si’- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të Rusisë që u kërkon diplomatëve dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara.
Në një postim në X, Hoxha e cilëson këtë veprim si “krejtësisht të papranueshëm”, duke theksuar se kërcënimi i ambasadave nuk përbën diplomaci, por intimidim dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
“Shqipëria nuk do të tërhiqet. Ne mbetemi në Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën dhe nuk do të intimidohemi”, thotë ministri.
Albania considers #Russia’s announcement urging diplomatic personnel and foreign citizens to leave #Kyiv ahead of planned strikes to be utterly unacceptable.
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) May 28, 2026
Threatening embassies is not #diplomacy; it is intimidation. It represents yet another violation of international law and…
Ai shton se përgjigjja ndaj luftës nuk mund të jetë përshkallëzim i mëtejshëm i dhunës, sulme ndaj civilëve apo shkatërrim i infrastrukturës civile, por përfundimi i konfliktit dhe nisja e negociatave të vërteta për paqe.
Sipas Hoxhës, ky qëndrim i është përcjellë edhe ambasadorit rus në Tiranë, gjatë një takimi të zhvilluar këtë të enjte.
Të dielën, Rusia lëshoi një valë bombardimesh në Kiev, nga e cila u godit edhe rezidenca e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje