Ne rrjet

Rusët akuzojnë Trump: Po krijon një bazë për të “pushtuar” planete të tjerë

Agjencia ruse hapësinore, Roscosmos, ka akuzuar sot Donald Trump për krijimin e një baze për të marrë përsipër “pushtimin” e planetëve të tjerë duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv për kërkimet minerale në hapësirë. Urdhri ekzekutiv, për të cilin Roscosmos thotë se cenon fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar në hapësirë, u nënshkrua të hënën.

Moska deklaroi tha se Shtetet e Bashkuara duhet të negociojnë fillimisht deklarata të përbashkëta dhe marrëveshje bilaterale dhe shumëpalëshe me shtetet e huaja në lidhje me përdorimin e burimeve hapësinore, pastaj të nisin misione.

Por sipas urdhrit të nënshkruar nga Trump, kërkohet që qytetarët amerikanë duhet të kenë të drejtë të përfshihen në një aktivitet të tillë. “Hapësira e jashtme është një fushë unike juridikisht dhe fizikisht e veprimtarisë njerëzore, dhe Shtetet e Bashkuara nuk e shohin atë si një bashkësi globale”, thuhet në urdhrin e Trump.

Por sipas agjencisë ruse hapësirës urdhri i bëri Shtetet e Bashkuara bie në kundërshtim me nocionin që hapësira i përket tërë njerëzimit.

“Përpjekjet për të pronësuar hapësirën e jashtme dhe planet agresive për të kapur në territoret e planetëve të tjerë nuk na vendosin në kursin për bashkëpunim të frytshëm,” thuhet në deklaratën e agjencisë.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë në nivele të ulëta pas Luftës së Ftohtë, por bashkëpunimi në hapësirë ​​ka vazhduar pavarësisht një sërë dallimesh mbi një sërë çështjesh, duke filluar nga Ukraina deri tek akuzat për ndërhyrje në zgjedhje.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se “çdo lloj përpjekje për të privatizuar hapësirën në një formë ose në një tjetër, do të ishte e papranueshme”.

Më Shumë